Shpërthimi në Lushnjë, Spiropali: Ngushëllime familjes Hoxha, shërim të shpejtë të plagosurve

1 Mars, 22:15| Përditesimi: 1 Mars, 22:18

  • Share

1709327899_spiropali.jpg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, u ka shprehur ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen e dy pjesëtarëve të saj, nga shpërthimi i fortë i ndodhur këtë të premte në Lushnjë, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

"Ngushëllime të ndjera familjes Hoxha për humbjen e babait dhe djalit të familjes në ngjarjen e rëndë dhe fatkeqe të Lushnjes. Shpirtrat e tyre të prehen në paqe. Shërim të shpejtë kolegut dhe mikut tonë, deputetit Bujar Çela, dhe të gjithë të plagosurve! Jemi me ju!", shkruaj ajo.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, Begaj u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave! Nikolla viziton të plagosurit te 'Trauma'


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?