Zjarrfikësit në centralin ku ndodhi shpërthimi

Shpërthimi në Bolonja, zjarrfikësit në kërkim të dëshpëruar për 4 të zhdukurit

9 Prill, 22:12| Përditesimi: 9 Prill, 22:15

  • Share

1712693633_zjarrfikesit.JPG

Vijojnë ende kërkimet në hidrocentralin Enel. 3 persona janë të vdekur nga shpërthimi në katin -9 ku po zhvilloheshin punime, ndërsa zjarrfikëset po kërkojnë 4 të zhdukurit.

‘Po operojmë në katin e poshtëm -9, situata me të cilën po përballemi është shumë, shumë komplekse. Shpërthimi krijoi një situatë të vështirë për t’u përballuar. Kërkimet nuk do të ndalen derisa të gjejmë katër personat e zhdukur. Po punojmë në tetë kate, por është shumë e ndërlikuar të lëvizim brenda dhomave të përmbytura u shpreh Luca Cari, zëdhënës i Brigadës së Zjarrfikësve.


Lajmi kryesor:

Itali/ Shpërthim në centralin elektrik në Bolonja, të paktën 3 të vdekur, 5 të plagosur e 4 të zhdukur


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?