Pamje nga vendi i ngjarjes

Shpërthimi me tritol në Kamëz, pranga 58 vjeçarit! Makina që u përdor nga autorët në pronësi të të arrestuarit

19 Nëntor 2023, 12:28| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 15:03

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 58-vjeçar me inicialet B.M si autor të dyshuar të shpërthimit të tritolit  në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.

Sipas policisë makina tip "Audi" që u përdor nga autorët për t'u larguar rezulton se është në pronësi të 58-vjeçarit, e identifikuar përmes kamerave të sigurisë. Hetuesit nuk e kanë akoma të qartë rolin e tij, në ngjarje pasi ai vetë nuk ka pranuar të flasë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 58 vjecari mund të ketë pasur rol vëzhguesi ose personi i dytë që ka drejtuar makinën. Shpërthimi me tritol ka ndodhur mëngjesin e 18 nentori në lokalin e marrë me qira nga 24 vjeçari Oltjon Muçaj. Mësohet se sasia e lëndës plasëse të vendosur ka qenë rreth 50 gramë. Autorët dyshohet se kanë qenë 2 persona, të cilët e kanë hedhur dhe janë larguar.

Oltjon Muçaj u tha hetuesve se nuk ka asnjë ide kush mund të jenë autorët. Sipas tij, nuk ka pasur konflikte me njeri. Blutë, përveç dyshimeve të ndonjë konflikti të të riut, nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të pronarëve të lokalit.

Një tjetër pistë ku po hetohet është edhe mundësia që lokali në fjalë të mos jetë shënjestër, por kjo akoma po verifikohet. Pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe po punohet për gjurmimin e makinës së autorëve të ngjarjes, të cilët deri në këtë pikë të hetimeve akoma janë të paidentifikuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?