Shpërthime të njëpasnjëshme në Milano, flakët nisën nga një kamion, 'përpihen' 9 mjete! Qielli ‘pushtohet’ nga tymi (FOTO+ VIDEO)

11 Maj 2023, 12:39| Përditesimi: 11 Maj 2023, 14:58

  • Share

MILANO- Një shpërthim që nisi në një kamion me i cili mbante bombola oksigjeni ka shkaktuar një “seri” shpërthimesh të tjera në Milano. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën Porta Romana duke shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme. Nga shpërthimi u përfshinë 5 auto mjete dhe 4 motoçikleta.

Për momentin ka vetëm një plagosje të lehtë, një person që do të ishte djegur në dorë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët. Të parët mbërritën karabinierët që rrethuan zonën.

Pamje nga tymi në Milano

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?