Shpërthim tritoli në qendër të Delvinës, merr flakë 'Mercedezi' i biznesmenit (FOTO)

3 Maj 2020, 07:36| Përditesimi: 3 Maj 2020, 15:04

  • Share

DELVINË- Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Delvinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe mësohet se objekt i sulmit ka qenë një automjet Mercedes GL në pronësi të një biznesmeni në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, i cili ndodhej i parkuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për biznesmenin Vango Zoto. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje e për të zbardhur shkaqet të cilat nuk dihen ende. 

Priten të mësohen më shumë informacione në orët në vijim lidhur me këtë ngjarje.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I lënë na tepèja e kokësë (Tepelënë): 03/05/2020 17:20

    Filluan tani fshatarete injorantë

    Përgjigju
  • mercedezi: 03/05/2020 10:29

    filloi lufta mes biznesmeneve....kaq iashte.tani qe mbaron karantina do sqarojne problemet me njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?