Pamje nga vendngjarja

Shpërthim tritoli në banesën e tregtarit Altin Lamçe në Lushnje! E treta herë që i vendoset lëndë plasëse

24 Dhjetor 2023, 22:39| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 23:46

  • Share

Një shpërthim i fortë tritoli ka tronditur Lushnjen këtë mbrëmje. Shpërthimi ka ndodhur për herë të tretë në një banesë në lagjen "18 Tetori".

Për herë të parë tritoli iu vendos në datën një nëntor 2022, me pas në 31 dhjetor 2022, natën e vitit të ri. 

Në banesë jetonte Altin Lamce, tregtar në tregun fruta perimeve Lushnje. Prej natës kur ndodhi shpërthimi gjatë vitit të ri ata u larguan dhe nuk u kthyen më.

Banesa është në pronësi të një tjetër shtetasi Arben Turkut kunati i tij i cili është në emigrim në Angli.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga autori në ecje nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese ndërsa në oborr është hapur një gropë e madhe.

Në banesë aktualisht nuk jeton me asnjë njeri për shkak të vendosjes së tritolit më herët. Një vit me parë jetonin  5 persona, çifti Lamçe me dy fëmijët e mitur 12 dhe 15 vjeç dhe nëna 77 vjeçe.

Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve ndërkohë po shihen edhe kamerat e banesave te lagjes.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 25/12/2023 02:53

    Kur plas ne Lushnje tritoli, nuk imagjinohet dot si mund te jete gjendja ne qytetet e tjera! Mjere ne qe kemi ngelur ne Shqiperi!

    Përgjigju
    • Gripi: 25/12/2023 10:51

      Lushnja eshte qytet me ngarkese te larte kriminaliteti keshtu qe mos flit kot. Derisa policia e kriminalizuar nuk ka gjetur dot dy herdt e para se kush qendron pas ketij akti terrorist, atehere ky horr qe e ben do e beje prape. Turp i madh

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?