Tiranë/ Shpërthim në një kantier në ndërtim në rrugën ‘Myslym Shyri’

10 Qershor, 22:44| Përditesimi: 11 Qershor, 07:36

  • Share

TIRANË- Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 22:30 të 10 qershorit 2024 në zonën e 'Myslym Shyrit' dhe ish-Ekspozitës, ngjitur me fushat e tenisit në kryeqytet.

Në sallën operative ka pasur një telefonatë dhe pas verfikimeve të policisë është konstatuar se shpëthimi, ngjashëm me lëndët plasëse. ka ndodhur në një gropë pallati në ndërtim. 

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

'Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 10/06/2024 23:29

    Granatat e 1997 qe i kane groposur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?