Kronikë

Shpërthim në Elbasan, në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik

28 Qershor 2021, 21:07| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 21:38

  • Share

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit Metalurgjik ne Elbasan.

Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi raporton se kanë shpërthyer disa bombola gazi të mbledhura për skrap, gjatë përpunimit në fabrikë.

Ndonëse shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke alarmuar dhe banorët, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi është dëgjuar disa kilometra larg. Raste të tilla të ngjashme janë raportuar edhe më parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?