Shpërthim në veri të Kosovës, i vihet eksploziv transformatorit elektrik në Mitrovicë

24 Qershor 2022, 12:10| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 12:12

  • Share

Një sulm ndodhi në transformatorin elektrik të kompanisë Elektrokosmet që operon në veri të Kosovës, dy ditë pas marrëveshjes për rregullimin e furnizimit dhe inkasimit të energjisë në katër komunat veriore.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun tha se fillimisht është menduar për zjarrvënie, por më vonë është konfirmuar se ishte shpërthim.

Ai tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Si pasojë e këtij shpërthimi një transformator është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti, ndërkaq rasti po hetohet.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të 2015-së.

Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar që prej më shumë se dy dekadash.

Me nënshkrimin e Udhërrëfyesit pritet që të nisë edhe faturimi dhe inkasimi për energjinë e shpenzuar edhe në veri./ Telegrafi

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?