Shpërthim në një termocentral në Rusi, 18 të plagosur, 3 të zhdukur (VIDEO)

6 Mars, 14:51| Përditesimi: 6 Mars, 14:54

  • Share

Siberi- 18 të plagosur dhe 3 të zhdukur, është bilanci i deritanishëm nga një shpërthim në një termocentral në rajonin Tuva të Rusisë në Siberinë jugore që ndodhi mëngjesin e sotëm (6 mars)

 Në momentin e shpërthimit, punonin 21 persona, ndërsa lideri i Republikës së Tuvës, njoftoi se gjashtë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa nëntë punëtorë kanë marrë lëndime mesatare.  Gjendja e tre personave të tjerë është e mirë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre persona të tjerë

Shpërthimi ndodhi në dhomën e kaldajave të stacionit. Komiteti Hetues Rus ka nisur një hetim penal, duke përmendur akuzat për pakujdesi që rezultuan në incidentin dhe zjarrin, të cilat mund të kenë pasoja të rënda.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?