Shpërthim i fuqishëm në anijen luftarake të marinës amerikane

13 Korrik 2020, 08:58| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 09:01

  • Share

Disa marinarë janë plagosur pas një shpërthimi në bordin e një anijeje në Bazën Detare të SHBA-së në San Diego, sipas Departamentit të Zjarrit të San Diego (SDFD).

Detarët po trajtohen për një sërë lëndimesh pas shpërthimit në USS Bonhomme Richard, njofton CNN.

Sipas NBC News, 11 marinarë janë dërguar në spital si pasojë e shpërthimit.

Zjarrfikësit po luftojnë për shuarjen e flakëve teksa është aktivizuar niveli i tretë i alarmit të zjarrit.

Është ende e paqartë se çfarë shkaktoi shpërthimin.

Bonhomme Richard është një anije amfibe sulmi e aftë për të transportuar helikopterë dhe avionë. Ajo u ankorua në bazën e San Diegos për mirëmbajtjen e planifikuar pas disa dislokimeve, tha një zëdhënëse e Marinës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?