Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së Elton Muçës në Marikaj të Vorës, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

19 Shkurt, 12:08| Përditesimi: 19 Shkurt, 15:38

  • Share

Sasia e vogël e tritolit e cila ka shpërthyer në derën kryesore të një banese në Marikaj të Vorës është në pronësi të Elton Muçës, i cili sipas burimeve të policisë rezulton me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Mësohet se lënda plasëse, e cila ishte përgatitur në mënyrë artizanale, nuk ka dëmtuar shumë derën e avllisë pasi nuk ka pasur fuqi të madhe.

Autori ka qenë një person, i cili i maskuar ka lënë lëndën plasëse dhe është larguar. Pronari i shtëpisë Elton Muça, pretendon para hetuesve se nuk ka asnjë ide kush mund të jetë autor dhe se nuk na konflikte me njeri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?