Foto ilustruese

Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Mamurras

15 Prill 2021, 22:45| Përditesimi: 15 Prill 2021, 22:59

  • Share

KURBIN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në Mamurras, Kurbin.

Në oborrin e banesës së shtetasit Shpëtim Ndreca, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme  të vogla  materiale.

Forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

'Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme  të vogla  materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?