Shpërthim me lëndë plasëse në Kamëz, hidhet në erë një automjet! Pronari mbetet i plagosur, është me të shkuar kriminale

9 Shkurt 2021, 11:03| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 17:37

  • Share

Një automjet ka shpërthyer në Kamëz, teksa dyshohet se i është vënë eksploziv. Policia ka njoftuar se Gjon Mema, pronari i automjetit, ka mbetur i lënduar në këmbë. 

Sasia e eksplozivit, sipas burimeve të Report Tv ishte vendosur në anën e sediljes së shoferit.

"Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.  Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Report Tv mëson se  Gjon Mema është një person me rekorde kriminale, i dënuar këtu për armëmbajte pa leje. Ndërkohë që dyshohet për vjedhje me dhunë dhe armë në Francë e Itali.

Gjithashtu burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka ndryshuar identitetin ku më përpara ka pasur emrin Altin Xhuxha.

Lajm në përditësim...

1612868461_MAKINA1.jpeg

 

 

Ora 11:13
EMRI/ Kush është personi me të shkuar kriminale që iu hodh në erë makina sot

Drejtuesi i mjetit të cilit i është hedhur në erë makina sot në Kamëz është Gjon Mema.

Ai është një person me rekorde kriminale, i dënuar këtu për armëmbajte pa leje. Ndërkohë që dyshohet për vjedhje me dhunë e armë në Francë e Itali.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • grupi: 09/02/2021 18:06

    he se sa i paskan shkundur pluhurin kete radhe, nuk te vret njeri kot.ky tani te ruhet se ja paskan pre faturen

    Përgjigju
  • gasper: 09/02/2021 12:19

    Koken hengeshin kriminelat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?