Shpërthim me eksploziv makinës
së inxhinieres në autostradë

8 Maj 2014, 22:12| Përditesimi:

  • Share
DURRES - Policia ka konfirmuar se makina e inxhinieres së ndërtimit Entela Çano, që ka marrë flakë sot në autostradë, është shpërthyer me eksploziv. Në njoftimin  e dërguar prej saj thuhet se "me përfundimin e veprimeve të para nga grupi hetimor rezultoi se shpërthimi në mjetin "Mitsubishi Pajero" me targa AA 109 JE, i drejtuar nga shtetasja E.Ç., 38 vjece, është shkaktuar nga lëndë eksplozive e montuar në mjet.

U administruan disa prova materiale gjatë veprimeve të para dhe materialet iu kaluan Prokurorise së Rrethit Durrës për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake e lendeve eksplozive”.

Sipas burimeve të "A1Report!" , eksplozivi dyshohet se është montuar në Kavajë dhe është komanduar nga larg me telekomandë. Policia është duke hetuar në pistën e konkurencës pasi Çano është pronare e një firme projektesh në Tiranë; ajo projekton dhe ndjek në terren, zbatimin e punimeve, për vepra që ndërtohen në të katër anët e vendit.

Për t'u shënuar është fakti se për herë të parë i vendoset eksploziv në makinë një femre. Fatmirësisht, drejtuesja e mjetit, sapo ka pikasur flakët ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikseve dhe policisë.

Automjeti Mitsubushi me targa AA 106 EJ u përfshi nga flakët në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të Sukthit, mesditën e sotme teksa ishte në lëvizje.

Në pamjet e siguruara nga A1Report dhe Shqiptarja.com duket dhe automjetit i përfshirë nga flakët pas shpërthimit me eksploziv.


Rreth 100 metra larg vendit ku ndodhet makina e djegur rezulton të jetë krijuar një gropë në rrugë që dyshohet të jetë shkaktuar në momentin e përfshirjes makinës nga flakët.

Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, teksa janë shënuar radhë të gjata në njërën anë të rrugës.


makina e djegur durres
(Në foto:Makina në flakë pas shpërthimit me eksploziv mesditën e sotme ne autostradën Tiranë-Durrës)  Foto të tjera

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?