Një shpërthim me bombë është regjistruar në një lokal në Shën Petersburg ku ka vdekur blogeri i njohur ushtarak rus.
Blogeri i njohur ushtarak rus, Vladen Tatarsky, i lindur Maksim Fomin, u vra në një shpërthim në lokalin e tij në Shën Petersburg. Gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën. Lokali është i njohur për mitingjet e "ushtarëve dixhitalë" të Moskës, të cilët punojnë në mediat sociale për të mbështetur atë që Kremlini e quan një "operacion special ushtarak" në Ukrainë.
Sipas mediave vendase, shpërthimi në lokalin e Shën Petersburgut, ku humbi jetën blogerin e njohur Vladlen Tatarsky, është shkaktuar nga një “lëndë plasëse” e futur nga një prej klientëve të lokalit. Mediat lokale nuk bëjnë ende askënd përgjegjës.
Gjatë vitit të kaluar, Tatarsky mori pjesë pjesë gjithashtu në ngjarjet e Kremlinit. Në një rast ai kishte postuar një video ku thoshte “do të vrasim aq sa duhet”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shpërthim në Shën Petersburg, vdes blogeri i njohur ushtarak Tatarsky, klientja i dha statujën me 200 gram tritol! 25 të plagosur
G.MO/ReportTv.al