Foto nga operacioni policor pas shpërthimit

Bota

Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore në Mynih! Plagosen katër persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

1 Dhjetor 2021, 14:01| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 18:25

  • Share

Katër persona janë lënduar ndërsa njëri prej tyre ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit të një bombe nga Lufta e Dytë Botërore afër stacionit qendror të trenave në Mynih.

Disa punëtorë ishin duke shpuar tokën kur bomba shpërtheu, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në një njoftim për media.

Shpërthimi ishte dëgjuar disa kilometra larg dhe shkaktoi dëme materiale, raportuan mediat gjermane.

Për shkak të këtij incidenti edhe operatori kryesor i trenave (Deutsche Bahn) ndaloi shërbimet për një kohë të caktuar në linjat e prekura. Sipas zjarrfikësve shpërthimi ndodhi afër një ure nëpër të cilën kalojnë të gjithë trenat që hyjnë ose dalin nga stacioni.

Rreth 75 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania mbetet e mbushur me bomba të pashpërthyera, të cilat shpesh zbulohen gjatë punimeve ndërtimore. Megjithatë shumicën prej tyre i largojnë ekspertët para se të shpërthejnë.

Vetëm vitin e shkuar, shtatë bomba nga Lufta e Dytë Botërore ishin gjetur afër zonës së fabrikës së parë europiane të kompanisë Tesla, në periferi të Berlinit.

Bomba të pashpërthyera u gjetën edhe në Koln dhe Dortmund vitin e shkuar. Ndërkaq në vitin 2017, një bombë prej 1.4 milion ton e cila u gjet në Frankfurt detyroi evakuimin e 65 mijë banorëve, ndryshe operacioni më i gjerë i kësaj natyre që nga përfundimi i luftës në vitin 1945.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?