Mitrovicë

Shpërthim i fuqishëm pas mesnatës në Mitrovicën e Veriut, ja çfarë raportohet

26 Nëntor 2023, 08:41| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 08:47

  • Share

KOSOVË- Një shpërthim i fortë është dëgjuar pas mesnatës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ky është shpërthimi i dytë pas atyre të 19 nëntorit, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.

Ende nuk dihet lloji i lëndës plasëse të përdorur.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve kanë konfirmuar për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?