Pamje nga shpërthimi

Bota

Shpërthim i fuqishëm në qytetin Leamington në Angli, qielli mbulohet nga re të zeza tymi! Një punonjës dyshohet se ka mbetur brenda në fabrikë

29 Gusht 2021, 08:49| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 08:57

  • Share

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur një ditë më parë në qytetin anglez Leamington. Ky shpërthim ka ndodhur në një fabrikë që prodhonte lënë plastike, ndërsa dyshohet se një punonjës ka mbetur brenda. Autoritetet kanë vijuar punën për gjetjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

Si pasojë e zjarrit, re të mëdha tymi kanë përfshirë zonën përreth duke bërë që autoritetet të marrin masa evakuimi për banorët e zonës. Të gjitha banorët e zonën që jetonin në një rreze prej 100 metrash janë evakuuar ditën e djeshme, ndërsa për të tjerët që banojnë në një rreze prej 500 metrash është rekomanduar që t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret. Këto masa kanë ardhur pasi dyshohet se shpërthimi ka shkaktuar një erë të dëmshme për shkak të lëndëve kimike që janë djegur.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe përfaqësuesit e fabrikës të cilët janë shprehur se ka ndodhur një incident, por ende nuk e dinë shkakun e shpërthimit.

“Në orët e mëngjesit, autoritetet zjarrfikëse raportuan për një zjarr në uzinën tonë Leeson Polyurethanes në Leamington Spa. Ne ende nuk e dimë shkakun e incidentit, por po punojmë ngushtë me efektivët e urgjencës, zyrtarët lokalë dhe ekipet tona në fabrikë për të përcaktuar se çfarë çoi në këtë incident. Duam të falënderojmë punonjësit tanë, partnerët lokalë dhe personelin e urgjencës që iu përgjigjën incidentit ndërsa vazhdojnë të shuajnë zjarrin”, shkruhet në reagim.

Një zyrtar i zjarrfikësve, Barnaby Briggs u shpreh se në fabrikë ka shpërthime për shkak të kazanëve me lëndë kimikate që janë prekur nga flakët. Ai theksoi se zjarri është i kontrolluar, por do duhen disa ditë për ta shuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?