Shpërthim i fuqishëm në qendër të Madridit, shkatërrohen 4 katet e një pallati, 2 viktima dhe disa të plagosur (VIDEO)

20 Janar 2021, 15:59| Përditesimi: 20 Janar 2021, 20:40

  • Share

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në qendër të Madridit në Spanjë.

Shpërthimi i fuqishëm ka hedhur në erë 4 katet e sipërme të një pallati në afërsi të Puerta de Toledo.

Sipas mediave spanjolle, deri më tani janë regjistruar 2 viktima dhe disa të plagosur. Shumë pranë pallatit ku ndodhi shpërthimi, ndodhet një shtëpi për të moshuarit, deri tani janë raportuar 2 viktima dhe disa të lënduar.

Deri më tani, mediat e huaja raportojnë se ky shpërthim ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në një prej apartamenteve teksa policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje.

Ata kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit për të bërë të mundur evakuimin e banorëve që ndodhen të bllokuar në ndërtesa.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?