Shpërthim i fuqishëm në një minierë në Turqi! 14 persona humbin jetën! Mbi 20 persona të plagosur dhe disa ende nën tokë

14 Tetor 2022, 22:47| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 23:01

  • Share

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mbrëmjë në 300 metra nën tokë në një minierë qymyri në Turqi ku si pasojë disa persona kanë humbur jetën.

Ministri i Brendshëm turk  Süleyman Soylu, tha në një deklaratë në lidhje me shpërthimin se 14 punëtorë nga 21 persona të shtruar në spital vdiqën.  Autoritetet thonë se shpërthimit mund të jetë shkaktuar nga dëmtimi i një transformatori. 20 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa raportohet se  dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën tokë.

Deri më tani, 14 punëtorë kanë arritur të shpëtohen pas incidentit, ndërsa në momentin e ngjarjes tragjike, në minierë ishin 110 punëtorë, ndërsa 49 prej tyre në zonën e rrezikut.

Ekipet e shpëtimit janë në zonë dhe po vazhdojnë të shpëtojnë punëtorët e të lënduar atje dhe po  punojnë për të nxjerrë të tjerët  që kanë mbetur të bllokuar

Presidenti Recep Tayyip Erdogan anuloi programin e nesërm në Diyarbakir për shkak të shpërthimit në guroren e minierave në Bartın. Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, presidenti Erdogan shtyu vizitën e nesërme në Dijarbakır për shkak të shpërthimit të minierave në institucionin Amasra të Institutit Turk të Qymyrit.

Mësohet se Erdogan nesër do të shkojë në Bartin dhe do të koordinojë në vend përpjekjet e shpëtimit.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?