Shpërthim në Teksas

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë qumështi në Teksas, digjen të gjalla 18 mijë lopë

14 Prill 2023, 15:32| Përditesimi: 14 Prill 2023, 15:46

  • Share

SHBA- Përafërsisht 18,000 lopë u dogjën të gjalla nga një shpërthim i fuqishëm në një fermë qumështi në Teksas në fillim të kësaj jave, sipas autoriteteve lokale.

Shpërthimi ndodhi në 'South Fork Dairy' pranë qytetit të Dimmitt, ndërsa një person u plagos rëndë.

Autoritetet besojnë se makineritë brenda fabrikës mund të kenë ndezur gaz metan.

Gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë SHBA midis 2018 dhe 2021.

Fotot e postuara tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihet nga toka.

Kur policia dhe personeli i urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një person të bllokuar, i cili u shpëtua dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?