Shpërthimi i ndodhur në bllokun e apartamenteve

Shpërthim i fuqishëm në bllokun e apartamenteve në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

10 Dhjetor 2022, 17:26| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 17:29

  • Share

Një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi të ndodhur në një bllok apartamentesh në ishullin Jersey në kanalin anglez. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Skena e ngjarjes së ndodhur u përshkrua si tepër e rëndë nga ana e banorëve të zonës të cilët kishin njoftuar zjarrfikësit që në momentin që kishin nuhatur një erë gazi.

Një prej ndërtesave tre katëshe është shembur plotësisht dhe një tjetër pallat në bllokun e apartamenteve ka pësuar dëmtime të shumta,. Numri i personave të zhdukur është raportuar të jetë 12 por mund të rezultojë edhe më i lartë se aq sepse ekziston mundësia që nën rrënoja të kenë mbetur banorë të tjerë, shkruan The Guardian.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?