Pamje nga vendngjarja

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin ushtarak të Kabulit, raportohet për viktima të shumta

1 Janar 2023, 16:41| Përditesimi: 1 Janar 2023, 16:45

  • Share

Një shpërthim jashtë aeroportit ushtarak në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka shkaktuar viktima të shumta, sipas një zyrtari taleban.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Abdul Nafi Takor tha se shpërthimi i së dielës la disa njerëz të vdekur dhe të plagosur, duke shtuar se një hetim ishte duke u zhvilluar.

Ai nuk specifikoi natyrën apo objektivin e shpërthimit.

Banorët vendas thanë se një shpërthim i fortë u dëgjua para orës 8 të mëngjesit (03:30 GMT) në afërsi të anës ushtarake të aeroportit shumë të fortifikuar. Ata thanë se zona ishte mbyllur nga forcat e sigurisë dhe të gjitha rrugët ishin bllokuar.

Nuk ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për shpërthimin, por dega rajonale e ISIL (ISIS) – e njohur si Shteti Islamik në Provincën Khorasan, ka shtuar sulmet e saj që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht të 2021. Objektivat kanë përfshirë patrullat talebane dhe anëtarët e pakicës shiite të Afganistanit.

“ISIS-K është armiku i vetëm që pretendon paligjshmërinë e emiratit islamik në Afganistan [Taliban]”, tha Nasratullah Haqbal, një gazetar dhe komentator politik, për Al Jazeera.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?