Foto ilustruese

Shpërthim gjatë natës në Tiranë, i vendoset tritol makinës së 54-vjeçares

28 Shkurt 2020, 13:43| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 13:48

  • Share

TIRANË-Një makinë është hedhur në erë gjatë orëve të vona të natës në Zall Herr.

Mësohet se në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të 54-vjeçares Kujtime Hoxha ka shpërthyer sasi e dyshuar lënde plasëse, tritol.

Në ngjarjen e ndodhur në fshatin Zgafnor nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Sipas policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?