Foto ilustruese

Shpërthim në Vorë, qytetarit i vendoset eksplozivi në derë të shtëpisë

5 Janar 2022, 23:03| Përditesimi: 6 Janar 2022, 11:18

  • Share

TIRANË- Një personi i është vënë një sasi eksplozivi në derë të shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Vorë në fshatin Meçaj, rreth orës 22:00 të kësaj të mërkure, e ndërsa mësohet se kjo sasi eksplozivi i është vendosur në shtëpi qytetarit V. K.

Nga sa raporton gazetari Arsen Rusta, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?