Kronikë

‘Shpërtheu’ zjarri orët e para të mëngjesit, digjet lokali pranë plazhit në Durrës

23 Shtator 2021, 11:38| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 11:42

  • Share

DURRËS- Një lokal është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen 13, Durrës.

Si pasojë e zjarrit, lokali në pronësi të B.SH, i cili ndodhej në katin e parë të një pallati, pësoi dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë person.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që shkaktuan “shpërthimin” e zjarrit, por mendohet se arsyeja është një shkëndijë elektrikë në banakun e barit “Evilion”, i cili ndodhet pranë plazhit. Zjarri është shuar, pasi zjarrfikësi e Durrësit, mbërriti në vendngjarje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?