Bota

‘Shpërthen’ zjarri pranë stacionit të metrosë në Londër, polici hero mban në krahët e tij 2 vogëlushët dhe i shpëton teksa gjithçka përfshihet nga flakët

29 Qershor 2021, 18:07| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 18:14

  • Share

BRITANI E MADHE- Pamjet e policit “hero” i cili mban në krahët e tij dy fëmijë të vegjël për t’i shpëtuar nga “shpërthimi” i zjarrit pranë një stacion metroje në Londër, po bën xhiron e botës.

Polici shihet teksa zbret shkallët me dy vogëlushët në krah, ndërkohë që mbrapa flakët përfshinë gjithçka.

Videoja e këtij momenti heroik po shpërndahet me shpejtësi në rrjet dhe po prek zemrat e shikuesve.

Një ditë më parë, në pjesën jugore të kryeqytetit britanik një zjarr masiv shpërtheu pranë stacionit “Elephant and Castle”, duke lënë banorët e zonës të frikësuar.

Si pasojë e shpërthimit, vetëm 1 person ka pësuar lëndime i cili është dërguar menjëherë në spital, për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Dëmet materiale të shkaktuara nga ky zjarr janë tepër të mëdha, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë nga ky incident i papritur.1624983291_1624983094Capture.JPG

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?