Foto nga spitali i djegur

Bota

‘Shpërthen’ zjarri në spitalin COVID në Indi, humbin jetën 11 pacientë

6 Nëntor 2021, 15:56| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 15:57

  • Share

INDI-

Të paktën 11 pacientë kanë humbur jetën pasi një zjarr “shpërtheu” në repartin e COVID në një spital në Maharashtra, të Indisë.

Sipas mediave, shin 17 pacientë të shtruar prej të cilëve 6 të cilët shpëtuan janë zhvendosur në një repart COVID-19 në një spital tjetër, në mënyrë që të vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Arsyet e “shpërthimit” të zjarrit në spital ende nuk janë ende të qarta, megjithëse mirëmbajtja e dobët dhe mungesa e pajisjeve të duhura zjarrfikëse shpesh shkaktojnë vdekje në Indi.

Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Narendra Modi i cili ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.

Një incident i tillë nuk është i rrallë në Indi, pasi në maj të këtij viti, kur vendi po “luftonte: me një rritje drastike dhe të menjëhershme të rasteve të COVID-19, një zjarr në një spital vrau 18 pacientë të sëmurë me virusin.

India përjetoi një valë të ashpër nga COVID-19, në fillim të 2021, ku pacientët e infektuar kishin “pushtuar” literalisht çdo cep të spitaleve në të gjithë vendin.

Rastet kanë rënë gradualisht, përmes një fushatë metodike të vaksinimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?