Shpërthen vullkani nën ujorë në Oqeanin Paqësor, paralajmërime për cuname në disa vende (VIDEO)

15 Janar 2022, 10:50| Përditesimi: 15 Janar 2022, 10:53

  • Share

Paralajmërimet për cunami janë lëshuar në disa ishuj në Oqeanin Paqësor, përfshirë Tongën, Fixhin dhe Zelandën e Re, pas një shpërthimi gjigant vullkani nënujor.

Banorëve në këto vende u është kërkuar që të lëvizin në zona më të larta, ndërsa uji përmbyti disa zona. Shpërthimi i regjistruar ishte më i forti pas një serie shpërthimesh të vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai.

Shpërthimi tetë-minutësh ishte aq i dhunshëm sa mund të dëgjohej si "bubullima të forta" në Fixhi, më shumë se 800 km larg. Gazi, tymi dhe hiri që dolën nga vullkani arritën në një lartësi deri në 20 km.

Në Zelandën e Re, e cila është më shumë se 2,300 km larg, zyrtarët kanë paralajmëruar për valë stuhie nga shpërthimi. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave tha se disa pjesë të vendit mund të shohin "rryma të forta dhe të pazakonta dhe valë të paparashikueshme në breg".

Parashikuesi lokal i motit, Weather Watch shkroi në Twitter: "Lëshimi i energjisë është thjesht befasues".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?