Shpërthimi në Nigeri

Bota

Shpërthen rafineria ilegale e naftës në Nigeri, raportohet për mbi 100 të vdekur

24 Prill 2022, 11:17| Përditesimi: 24 Prill 2022, 11:18

  • Share

Rreth 100 raportohet se mund të jenë të vdekurit në Nigerinë jugore si pasojë e një shpërthimi në një rafineri ilegale nafte.  Shumë u dogjën teksa po punonin.

Nivelet e larta të varfërisë dhe papunësisë e kanë bërë rafinimin e paligjshëm të naftës një biznes tërheqës për shumë banorë të komuniteteve të pasura me naftë në Nigerinë jugore.

Autoritetet kanë luftuar për të frenuar përhapjen e impianteve të paligjshme ku rafinohet nafta bruto e vjedhur.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin që ndodhi gjatë natës së së shtunës, por aksidentet kanë qenë të zakonshme në të kaluarën në vende të ngjashme të rrezikshme ku nuk zbatohen masat e sigurisë.

Ka pasur shqetësime për mungesën e masave paraprake në objekte të tilla si dhe për ndotjen e mjedisit. Por rafineritë zyrtare të naftës në Nigeri nuk punojnë në kapacitet, duke shkaktuar mungesa të shpeshta të karburantit dhe rritje të çmimeve në të gjithë vendin.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?