Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Shkodër, vetëm dëme materiale (VIDEO)

24 Prill 2023, 08:33| Përditesimi: 24 Prill 2023, 10:25

  • Share

SHKODËR- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi. Dy autorët e kanë vendosur lëndën plasëse rreth orës 01:37. 

Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa polica dyshon se është vendosur një sasi e vogël tritoli i llojit amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Ora 09:32
VIDEOLAJM/ Shpërthimi në një lokal në Shkodër, momenti kur dy autorët vendosin lëndën plasëse

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti ku dy autorët kanë vendosur lëndën plasëse në lokalin e 65-vjeçarit Fran Kolbuçajt në Shkodër.

Dy autorët e kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse pak pas mesnate rreth orës 01:30.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • remi: 24/04/2023 13:05

    e myti malcor-han-ja shkodren

    Përgjigju
  • Alb: 24/04/2023 12:35

    Qe ku arriti djepi i kultures. Per tite e ma zi tu shku

    Përgjigju
  • Gani: 24/04/2023 09:34

    Filloi Rama edhe ne Shkoder me tritol por nuk e merr dot kurr sa te kete jete. As i jati tij nuk e mori dot.

    Përgjigju
    • palermo: 24/04/2023 10:50

      pse si futen me themel shkodres.asht ba si palermo..po ikin njerzit braktisin qytetin.kryeminister merr masa nqs don votat tona..

  • Arben: 24/04/2023 09:01

    Filloi prape Saliu me tritol! Turp per Shkodren qe e voton pas gjithe ketyre gjerave qe ben cdo here kur ka zgjedhje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?