Shpërthejnë tre panele diellore në një lokal pranë kalasë së Elbasanit (VIDEO)

24 Shkurt 2020, 08:12| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 09:11

  • Share

ELBASAN- Mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Kalasë së Elbasanit në pronësit të E.S. si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një bolier që ka sjellë shpërthimin e tre paneleve diellore që ishin të  vendosura sipër lokalit.

Fatmirërisht nga shpërthimi nuk dëme në njerëz, por vetëm materiale. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të qytetit, duke përhapur panik tek banorët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?