Kronikë

VIDEO/ Shpërthen në flakë bombola e gazit, shkatërrohet banjo dhe korridori i banesës

29 Tetor 2021, 11:27| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 11:38

  • Share

BERAT-Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë në lagjen "Uznovë" në Berat, shkatërrohet dhe digjet tualeti dhe korridori i banesës,fatmirësisht s'ka familjarë të lënduar.

Një bombol e ndezur gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen "Uznovë" në qytetin e Beratit. Bombola e gazit 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë,ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.

Shpërthimi i bombolës dhe më pas flakët e zjarrit kanë trembur familjarët,që kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen.

Zjarri është fikur në kohë por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar.

Fatmirësisht bombola ka qenë e përmasave 3 kilogram dhe ka qenë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj. Asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit.

Sipas efektivëve zjarrfikës, mendohet se bombola ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qenë i fortë edhe për shkak të ambientit të mbyllur ku ishte vendosur.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?