Shpërthen makina e një shqiptari në Berlin, pjesët i 'fluturojnë' 30 metër larg

22 Mars, 21:47| Përditesimi: 22 Mars, 21:57

  • Share

GJERMANI- Makina tip fuoristradë e një shqiptari shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berlin.

Banorët raportuan për shpërthimin të enjten vonë në mbrëmje në Wilhelmstadt, ndërkohë që pjesët e makinës ‘fluturuan’ në ajër deri në 30 metra larg.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, raportoi policia ditë e sotme.

Nuk ka gjasa që shpërthimi të ketë ndodhur si pasojë e një difekti teknik, tha zëdhënësja e policisë, por ende nuk ka një pistë konkrete se ku shtrihen hetimet.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?