Po luanin në oborrin e shtëpisë/ Shpërthen granata në Gramsh, i merr jetën 6 vjeçarit dhe plagos 5 vjeçarin

26 Gusht 2020, 21:15| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 07:36

  • Share

GRAMSH- Dy fëmijë në fshatin Siman në Gramsh kanë qenë duke luajtur me një granatë në momentin që ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 6 vjeçari Alteho Lleshi dhe është plagosur kushëriri i tij, 5 vjeçari Ajlis Leka.

Dy të miturit ndodheshin në oborrin e banesës e qytetarit me iniciale R.LL. dhe po luanin me granatën e vjetër, e cila ka shpërthyer duke rezultuar tragjike për dy fëmijët. Alteo Lleshi ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa 5 vjeçari Ajlis Leka, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se dy të miturit ishin kushërinj me njëri tjetrin dhe po luanin bashkë.

Fshati ndodhet 2-3 orë larg Gramshit dhe fëmija 6 vjeçar nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve rrugës për në spital, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak 

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tru granata: 27/08/2020 09:19

    Nuk kane faj te miturit, por prindrit e tyre tru gomari qe vetem samari ju mungon, akoma i mbajne granatat ne shtepi, pse nuk hengri koken e prindit por te femijve te pafajshem.

    Përgjigju
  • Gramshi: 26/08/2020 22:47

    Akoma vazhdojne pasojat e vitit te mbrapshte 97, asnje gjemb nuk i hyri ne kembe Sali Kriminel Berishes. Prandaj iken rinia,se ky vend nuk behet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?