Foto ilustruese

Shpërthen bombola e gazit në Patos, plagoset 62-vjeçari! Niset me urgjencë drejt spitalit

28 Gusht 2023, 12:58| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 12:59

  • Share

Një 62-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi i ka shpërthyer bombola e gazit duke e montuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Margëlliç të Patosit

“Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?