Foto ilustruese

Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës, plagoset pronari dhe një kliente

21 Shtator 2021, 16:17| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 19:50

  • Share

DURRËS- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombol gazi në Durrës.

Sipas policisë, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombël gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ora 19:42
Rrjedh bombola e gazit në një banesë në Durrës, përfundon në spital nga asfiksimi i moshuari

Një i moshuar ka përfunduar në spital si pasojë e asfiksimit pas rrjedhjes së gazit nga tubi i një bombole gazi në fshatin Hamallaj në Durrës. Mësohet se 73-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Tiranë. Sakaq raportohet se nuk ka dëme materiale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?