Foto ilustruese

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Cërrik, plagoset gjyshi dhe mbesa 18 vjeçare

10 Shtator 2020, 22:08| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 22:26

  • Share

ELBASAN- Një bombol gazi ka shpërthyer në fshatin Selitë, në Cërrik në banesën e një 81 vjeçari.

Si pasojë e shpërthimit, banesa ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht duke lënë të plagosur në trup pronarin e banesës Ibrahim Ziu dhe mbesën e tij Kafaze Ziu, 18 vjeç.

Ata janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?