Foto nga vendngjarja

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat, ballkoni në flakë! Shpëtohet mrekullisht i moshuari që jetonte i vetëm

7 Janar 2022, 19:51| Përditesimi: 7 Janar 2022, 20:02

  • Share

Një bambol gazi ka shpëthyer në një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen "30 Vjetori" në Berat. Shpërthimi i bombolës 3 kg ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës, që ishte shndërruar në dhomë gatimi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli, i cili ka qënë duke gatuar në momentin që bombola ka shpërthyer dhe ballkoni u përfshi nga flakët.

Mbërritja në një kohë rekord e efektivëve të Repartit Zjarrëfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit.

Zjarrëfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime Hysni Gavellin, që jetonte i vetëm në këtë banesë, pas vdekjes së bashkëshortes së tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?