Foto ilustruese

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, 59-vjeçari i plagosur dërgohet në Tiranë për mjekim

4 Maj 2020, 16:55| Përditesimi: 4 Maj 2020, 17:39

  • Share

SHKODËR- Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi dhe është dërguar me urgjencë në QSUT për mjekim.

Bombola ka shpërthyer pak minuta më parë në fshatin Ura e Shtrenjtë, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Sipas burimeve 59-vjeçari që ka mbetur i plagosur është Sait Fikaj.

Pas ndihmës së parë të dhënë në fshat, ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Akoma nuk dihet se cili është shkaku i shpërthimit të bombolës së gazit.

Sipas deklaratës së policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?