Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, banesa ‘përfshihet’ nga flakët, tymi i zi gjen dalje nga ballkoni (VIDEO)

9 Dhjetor 2021, 12:06| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 12:16

  • Share

Mëngjesin e sotëm në një kompleks pallati në Tiranë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë një zjarr në një banesë.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet zjarri nga ballkoni i banesës dhe tymin e zi që ngjitet lartë.

Fatmirësisht në banesën e A.K ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas informacioneve të siguruara asnjë person nuk është lënduar.

Tashmë situata është vënë nën kontroll dhe zjarri është fikur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?