Bota

‘Shpërthen’ bomba në një xhami në Kabul, humbin jetën disa qytetarë

3 Tetor 2021, 14:25| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 14:44

  • Share

Një bombë e vendosur në hyrjen e një xhamie në kryeqytetit afgan, Kabulin ka “shpërthyer”, duke i marrë jetën disa qytetarëve.

Incidenti ka ndodhur në xhamin Eid Gah, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

“Dëgjova zhurmën e fortë të shpërthimit dhe më pas tështëna arme”, tha Abdullah, duke shtuar se talebanët bllokuan rrugën pak para se të ndodhte shpërthimi.

Deri më tani, asnjë person nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, sidoqoftë që kur talebanët kanë marrë kontrollin në Afganistan sulmet nga militantët e grupit të “Shtetit Islamik” kundër tyre janë shtuar.

ISIS ka një prani të fortë në provincën lindore të Nangarhar-it dhe i konsideron talebanët armik. Grupi ekstremist ka marrë përsipër disa sulme kundër tyre, duke përfshirë disa vrasje në kryeqytetin krahinor të Jalalabad.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?