Bota

Shpërthehet me eksploziv pjesa e mbetur nga shembja e ndërtesës në Miami, zona pritet të goditet nga uragani ‘Elsa’

5 Korrik 2021, 09:34| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 09:51

  • Share

FLORIDA- Pjesa e mbetur e ndërtesës së shembur në Miami është shkatërruar me eksploziv për arsye sigurie, pasi kjo zonë pritet të goditet nga uragani ‘Elsa’ në ditët në vijim. Me frikën se uragani do të godasë në zonë, pjesa e mbetur e ndërtesës u shemb në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e grupeve të kërkim shpëtimit.

Kjo pjesë e mbetur e ndërtesës u shpërthye me eksploziv pasi autoritetet u siguruan se nuk ka asnjë person në atë pjesë. Gjithsesi, sipas raportimeve nga mediat e huaja ekipet e kërkimit do të vazhdojnë punën.

Kanë kaluar 12 ditë nga shembja e ndërtesës dhe deri më tani janë konfirmuar 24 viktima, ndërsa 121 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur. Ende janë të paqarta shkaqet që kanë çuar në shembjen e ndërtesës, por hetimet po vazhdojnë.

1625471239_Screenshot1.jpg

1625471221_Screenshot2.jpg

1625471230_CL2SSK7YRVNPLHND7I2TA3NZ3U.jpg

 

Pamje nga shpërthimi

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?