Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kritikoi ashpër shpërndarjen e pabarabartë dhe të padrejtë të vaksinave anti-COVID.
Ai shtoi se vetëm 10 vende në botë kanë administruar 75% të të gjitha vaksinave dhe se duhet një përpjekje globale për menaxhimin e dozave e tyre.
Guterres gjatë fjalimit me Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se 130 vende nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës dhe se në këtë moment delikatë dhe të vështirë për sa I përket pandemisë, barazia në shpërndarjen e dozave të vaksinës është testi më i madh moral.
Ai bëri thirrje për një plan urgjent Global të vaksinimit me në fokus bashkëpunimin e shkencëtarëve, prodhuesve dhe financuesve me qëllim shpërndarjen e drejtë të tyre në botë.
Numri i infektimeve aktualisht ka shkuar 110,526,493, ndërkohë ai i viktimave është 2,442,986 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën.
Në shumicën e vendeve të pasura në botë vaksinimi anti-COVID ka nisur, megjithatë vështirësitë në prodhim nga firmat farmaceutike është bërë shkak për vonesën e shpërndarjes së tyre.
Ndërkohë COVAX, programi i krijuar enkas nga OBSH-ja për furnizimin e vendeve të varfra me vaksina anti-COVID ende nuk ka filluar me shpërndarje pavarësisht premtimeve.
Progress on #COVID19 vaccinations has been wildly uneven & unfair.
— António Guterres (@antonioguterres) February 17, 2021
The world urgently needs a Global Vaccination Plan to bring together all those with the required power, expertise & production capacities.
I am ready to mobilize the full @UN System in support of this effort. pic.twitter.com/YSp8JIBIx2