Shpërndante lëndë narkotike, vihet në pranga 33-vjeçari në Fier! I sekuestrohen hashash, kokainë e një sasi parash (VIDEO)

16 Shtator 2022, 11:26| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 11:39

  • Share

FIER- Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike në Fier. Bëhet fjalë për Endrit Ibrahimin.

Nga kontrolli i policisë i janë sekuestruar doza kokaine, doza kanabisi, vaj hashashi, një grirëse hashashi dhe një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?