VIDEO/ Shpërndante kanabis me doza, arrestohet 47-vjeçari në Lushnjë

5 Korrik 2023, 09:34| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 09:43

  • Share

Anil Canka, 47-vjeç, banues në Lushnjë, është arrestuar nga policia e pasi është kapur në flagrancë duke shpërndare lënë narkotike me doza.

Policia thotë se 47-vjeçari është ndaluar në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje. 

Po ashtu policia ka kryer kontroll në banesën e 47-vjeçarit, në të cilën iu gjetën edhe qindra doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip "Volksëagen". 

Sipas policisë 47-vjeçari shpërndante drogën në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?