Foto ilustruese

Shpërndante kokainë në qytet, arrestohet 30 vjeçari në Fier! I sekuestrohen shuma parash që dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës

22 Dhjetor 2023, 15:17| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 15:21

  • Share

Një shpërndarës droge është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap me doza kokaine me vete në automjetin e tij.

Në pranga ka rënë 30 vjeçari E.K të cilit gjatë kontrollit në automjet i janë sekuestruar disa doza kokaine gati për t’u shitur, shuma parash që dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike si dhe automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?