Shpërndante kokainë e kanabis në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari dhe bashkëpunëtorja e tij! Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash (EMRAT)

31 Korrik 2023, 10:43| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 10:45

  • Share

KSMAIL- 54-vjeçari, Edmond Hatja  është arrestuar pasi akuzohet se shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit.

Në prangat e policisë ka rënë dhe 33-vjeçarja, Majlinda Bajrami, për moskallëzim krimi.  

Në saj të këtij operacioni janë sekuestruar, 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund. Gjithashtu janë sekuestruar 3 celularë e 3 peshore elektrike që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?