DURRËS- Një 23-vjeçar me iniciale H.K., ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjet një sasi kanabis të cilën ai e shpërndante dhe e shiste.
Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës të të riut në lagjen nr.13, policia i gjeti dhe një sasi tjetër kanabisi.
23-vjeçari akuzohet për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento